Plagoset rëndë 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës

Nga A2 CNN
20 Qershor 2026, 12:15 | Kronikë

Plagoset rëndë 21-vjeçari në vendin e punës,

Një punonjës 21-vjeçar ka mbetur i dëmtuar rëndë gjatë punës në një kompani riciklimi mbetjesh, në Fier,

Sipas Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar administratorin e firmës, shtetasin N. H., 38 vjeç, ndaj të cilit rëndojnë veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gjatë procesit të punës është dëmtuar rëndë punonjësi D. R., 21 vjeç, i cili ka pësuar gjymtim.

Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësor në spital. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos