Aksident në Elbasan - Peqin, furgoni me targa italiane përplaset "kokë më kokë" me veturën

Nga A2 CNN
19 Maj 2024, 16:12 | Kronikë

Aksident në Elbasan - Peqin, furgoni me targa italiane përplaset

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Balldren.  Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrethana ende të paqarta.

Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon me targa italiane dhe një “Volskwagen Golf” me targa shqiptare.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes ndërkohë raportohet se nuk ka persona të lënduar nga përplasja, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes për zbardhjen e plotë të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos