
Një aksident automobilistik ka ndodhur disa minuta më parë në unazën jugore të qytetit të Fierit.
Burime për A2 CNN bëjnë me dije se një automjet pasi ka humbur kontrollin, ka goditur një tjetër mjet të parkuar.
Si pasojẽ e përplasjes mësohet se ka mbetur i lënduar drëjtuesi i mjetit në ecje, i cili është transportuar drejt Spitalit Rajonal të qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)