Aksident në hyrje të Lushnjës, plagosen rëndë çifti i bashkëshortëve

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2023, 11:47 | Kronikë

Aksident në hyrje të Lushnjës, plagosen rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të shtune në hyrjen jugore të qytetit të Lushnjës.

Mësohet se një automjet tip “Nissan” me targa AA441FN ka përplasur një motoçikletë, duke lënë të plagosur rëndë dy personat që udhëtonin me të.


Të plagosurit janë një çift bashkëshortësh, të cilët janë transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes për të kryer hetimet përkatëse dhe për të disiplinuar trafikun. Ndërkohë, është bërë edhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos