
Dy të mitur kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së premtes në qytetin e Shkodrës.
Policia bën të ditur se ngjarje ka ndodhur në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit janë dëmtuar me thikë dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën. Mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijon kontrolli i zonën, për kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.
(A2 Televizion)