Aksident në Korçë, një person bllokohet brenda mjetit që u përmbys në rrugë

Nga Artin Halili
10 Shtator 2024, 11:09 | Kronikë

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën në një aksident të ndodhur vetëm pak minuta më parë në aksin Korçë-Qafë Qarr, pranë fshatit Dvoran.

A2 CNN mëson se përplasja kokë më kokë e mjeteve ka shkaktuar plagosjen e një personi, ndërsa njëri nga mjetet është përmbysur në mes të rrugës.

Njëri nga drejtuesit e automjeteve mbeti i bllokuar në mjet dhe vetëm pas ndërhyrjes së ambulancës në kohë u arrit që të shpëtohej, raporton A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos