Një 69-vjeçare ka ngelur e plagosur në fshatin Pojan të bashkisë së Maliqit. Sipas policisë, e moshuara ka qenë duke lëvizur në rrugë kur është goditur nga një mjet kur ka qenë duke lëvizur mbrapsht.
69-vjeçarja është dërguar menjëherë në spitalin e Korçës ku po merr ndihmë mjekësore.
Burime pranë këtij spitali thanë për A2 CNN se e moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shoqëruar për të marrë në pyetje drejtuesin e mjetit.
“Rreth orës 11:40, në fshatin Pojan, dyshohet se shtetasi K. Sh., duke drejtuar automjetin tip "Ford", ka përplasur shtetasen S. K., 68 vjeçe, këmbësore, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasja S. K. është transportuar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, njofton policia. (A2 Televizion)