Kontrabandë cigaresh nga Greqia, arrestohet në aksin "Pogradec - Qafë Thanë" 48-vjeçari nga Tirana

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 10:47 | Kronikë

Kontrabandë cigaresh nga Greqia, arrestohet në aksin "Pogradec -

Policia e Korçës ka goditur një rast të kontrabandës së cigareve. Sipas njoftimit të Policisë në operacionin "Smoking kills", u arrestua 48-vjeçari nga Tirana. Ai u kap në flagrancë në aksin rrugor "Pogradec - Qafë Thanë", duke transportuar me automjet, 495 steka me cigare, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Greqia.

“Gjatë operacionit, në aksin rrugor "Pogradec - Qafë Thanë", shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. H. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 495 steka me paketa me cigare, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri, pa kryer procedurat e zhdoganimit. Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. H., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. 

Kontrabandë cigaresh nga Greqia, arrestohet në aksin "Pogradec -

Sipas Policisë 48-vjeçari, ishte me precedent penalë në fushën e narkotikëve dhe të kontrabandës. Policia sekuestroi stekat me cigare, automjetin dhe 2 celularë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Kontrabandë cigaresh nga Greqia, arrestohet në aksin "Pogradec - (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos