Shpërthimi në Orikum, eksplozivi ishte vendosur në një pallat

Nga A2 CNN
25 Shkurt 2025, 10:16 | Kronikë

Detaje të reja kanë dalë në dritë për shpërthimin me eksploziv që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Orikum.

A2 CNN mëson se sasia e tritolit është vendosur në një prej pallateve që gjendet në shëtitoren e Orikumit, pas një biznesi në zonë ku njëkohësisht është edhe hyrja e pallateve që jetojnë edhe disa familje.

Shenjat nga shpërthimi janë ende të freskëta në vendngjarje. Një tubo e carë e ujit dhe gjithashtu xhama të thyer gjenden përtokë.

Sipas informacioneve një person i vetëm i maskuar ka vendosur tritolin dhe është larguar. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos