Gjendet i pajetë në banesë një shtetas gjerman në Korçë

Nga Artin Halili
25 Shkurt 2025, 10:36 | Kronikë

Gjendet i pajetë në banesë një shtetas gjerman në

Një shtetas gjerman, 87 vjeç, është gjetur i pajetë në banesën e tij në një lagje periferike të Korçës. A2 CNN mëson se pas ekspertizës paraprake, policia ka konfirmuar se vdekja ka qenë natyrale, pasi i moshuari vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se familjarët nuk kanë pasur asnjë pretendim lidhur me vdekjen e tij.

Ngjarja është cilësuar pa elementë të dyshimtë, ndërsa autoritetet kanë përmbyllur procedurat për rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos