Aksident në Shkodër, përplasen automjeti me motorin, lëndohen dy persona

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 11:45 | Kronikë

Aksident në Shkodër, përplasen automjeti me motorin,

Një aksident rrugor është regjistruar rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Vasil Shanto”, të Shkodrës, ku një automjet me drejtues shtetasin P. B. është përplasur me një motomjet që drejtohej nga shtetasi N. L., 50 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe djali i tij 14-vjeçar, i cili ndodhej si pasagjer. Të dy të lënduarit janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale nga ana e autoriteteve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos