Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë zetori që rregullonte

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 10:02 | Kronikë

Tragjike në Fier, humb jetën një person, e zuri poshtë

Një 56 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në fshatin Daullas të Fierit teksa po punonte për riparimin e një mjeti bujqësor.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e banesës së Agron Sukullit, i cili po rregullonte zetorin, që ka rrëshqitur dhe e ka zënë poshtë.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe efektiv të policisë së Fierit ku po kryejnë ekspertizën për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos