31-vjeçarja në Korçë braktis 4 fëmijët e mitur, largohet nga banesa në drejtim të paditur

Nga A2 CNN
18 Prill 2025, 10:19 | Kronikë

31-vjeçarja në Korçë braktis 4 fëmijët e

Një 31-vjeçare në Korçë ka braktisur 4 fëmijët e saj dhe është larguar nga banesa prej 3 ditësh në drejtim të paditur.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se referoi materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”.

Ndërkohë vijon puna për gjetjen e saj dhe zbardhjen e rrethanave të largimit të saj nga banesa.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. F., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pasi është larguar nga banesa prej 3 ditësh dhe ka braktisur 4 fëmijët e saj të mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos