Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me njëri-tjetrin

Nga A2 CNN
22 Prill 2025, 18:57 | Kronikë

Aksident në Shkozet, përplasen 4 makina, shoferët grushtohen me

Një aksident i katërfishtë është regjistruar pasditen e së martës në zonën e Shkozetit, në Durrës.

Mësohet se katër automjete janë përplasur në rrethana ende të paqarta, ndërkohë që pas aksidentit, shoferët janë përfshirë edhe në një konflikt me njëri-tjetrin.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos