Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2025, 20:26 | Kronikë

Aksident në Vlorë, makina përplaset me motorin

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën "Ali Demi" e cila të çon në drejtim të spitalit rajonal të Vlorë.

Një mjet i llojit taksi mësohet se ka goditur një motor. Drejtuesi i motorit si rrjedhojë e aksidentit mësohet se ka pësuar lëndime të lehta, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia dhe grupi hetimor në vendngjarje po kryejnë ekspertizën për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Aksidenti në fjalë ka bërë që në këtë segment rrugor të hasen edhe vështirësi në qarkullimin rrugor në qytet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos