
Policisla e Cërrikut ka goditur dy raste të vjedhjes së pronës dhe kanë vënë në pranga dy autorët e dyshuar, njëri prej tyre i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Pas kallëzimeve të marra për dy vjedhje të ndodhura në qytet, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i shtetasve:
Xh. S., 35 vjeç, banues në Cërrik, i dënuar më parë për vjedhje. Ky shtetas dyshohet se, gjatë një periudhe rreth dyjavore, ka vjedhur produkte me vlerë rreth 100 000 lekë të rinj në një supermarket të qytetit.
K. M., 31 vjeç, banues në Cërrik. Ky shtetas dyshohet se, më datë 12.09.2025, i ka vjedhur një celular shtetasit A. H., 62 vjeç.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për identifikimin e rasteve të tjera të mundshme të vjedhjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)