Operacion antidrogë, asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

Nga Xhensila Kodra
13 Shtator 2025, 15:50 | Kronikë

Policia ka zhvilluar disa operacione antikanabis në malësitë e Shkodrës, ku janë asgjësuar 9 mije e 317 bimë narkotike kanabis sativa. Aksioni ka vijuar me vëzhgime nga ajri, me helikopterë dhe dronë.

Në njësitë administrative Shosh e Pult u gjetën dhe u asgjësuan 4 mije e 403 bimë kanabisi dhe kryeplaku i fshatit Ndreaj u vu në hetim për shpërdorim detyre, shkruan A2 CNN.

Ndërsa në territorin e njësive administrative Kastrat e Qendër u gjetën dhe asgjësuan mbi 300 bimë të dyshuara kanabisi. Bimët e tjera u asgjësuan në njësitë administrative Shllak e Temal, e në Fierzë.

Gjatë operacionit u shpall në kërkim një 52-vjeçar pasi dyshohet se kishte kultivuar bimë narkotike në banesën e tij, në fshatin Kamicë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos