Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Nga A2 CNN
13 Shtator 2025, 20:23 | Kronikë

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Një sasi lënde shpërthyese është gjetur pasditen e së shtunës pranë një hoteli në qytetin e Durrësit, në pronësi të ish-kreut të kësaj bashkie Vangjush Dako, i vendosur në lagjen nr.1 pranë gjimnazit “Gjergj Kastrioti”.

Lënda shpërthyese, e dyshuar si tritol, ishte e lidhur me një celular dhe mendohet se ishte gati për t’u aktivizuar, pranë hotelin, për të cilin thuhet se ishte jashtë funksionit.

Menjëherë janë njoftuar forcat e policisë dhe ato xheniere, të cilat kanë rrethuar vendngjarjen dhe më pas kanë kryer shpërthim të kontrolluar të mjetit shpërthyes.

Paraprakisht nuk ka të dyshuar se kush mund ta ketë vendosur eksplozivin në hotelin e Dakos, teksa policia po mbledh kamerat e sigurisë në zonë për të krijuar një identikit të autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos