Një i moshuar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës si pasojë e një aksidenti rrugor në zonën e Divjakës.
Sipas të dhënave nga policia, rreth orës 17:45, shtetasja J. K., 39 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, ka përplasur për vdekje shtetasin S. N., rreth 90 vjeç.
I moshuari u dërgua me urgjencë në spital, por nuk mundi të mbijetonte, teksa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat.
(A2 Televizion)