Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të shtunë, në rrugën që të çon drejt TEG.
A2 CNN sjell pamjet, teksa shihet se makina është kthyer përmbys.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, teksa është ende e paqartë edhe nëse ka persona të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti rrugor.
Për fat, është bërë e mundur që rruga të jetë plotësisht e hapur, duke mos penalizuar trafikun në këtë zonë shumë të frekuentuar, sidomos përgjatë fundjavës. (A2 Televizion)