I akuzuar në Itali për "Organizatë kriminale", arrestohet në Tiranë 38-vjeçari

Nga A2 CNN
16 Mars 2024, 11:20 | Kronikë

I akuzuar në Itali për "Organizatë kriminale",

Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tiranë, pasi ishte i akuzuar nga Italia për trafik të lëndëve narkotike.

Referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.       

Për rrjedhojë, atij iu vunë prangat në rrugën "Perlat Rexhepi" me qëllim ekstradimin në Itali.  

"Finalizohet nga Seksioni i Kërkimit, operacioni policor i koduar "Potenza". I akuzuar nga autoritetet italiane, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 38-vjeçar.

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Potenza". Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në rrugën "Perlat Rexhepi" dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin, shtetasin E. F., 38 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Potenza, Itali, i ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Trafikimi i lëndëve narkotike" dhe "Organizatë kriminale", parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali", thuhet në njoftim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos