Aksident tragjik në Tiranë, 7-vjeçari ndërron jetë në spital, drejtuesi i mjetit largohet nga vendi i ngjarjes

Nga A2 CNN
24 Shkurt 2026, 13:34 | Kronikë

Aksident tragjik në Tiranë, 7-vjeçari ndërron jetë

Rreth orës 11:20, në rrugën “Kastriotët” në Tiranë, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një shtetas të mitur, rreth 7 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.

Si pasojë, i mituri ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos