
Rigels Rajku, reperi i njohur me emrin Noizy, do të pyetet si dëshmitar në Gjykatën e Posacme në lidhje me procesin ndaj Laert Haxhiut, i akuzuar si drejtues një grupi kriminal dhe si përgjegjës për 14 ngjarje kriminale.
Një nga ngjarjet për të cilat akuzohet ky grup është edhe një shpërthim me eksploziv i lokalit në pronësi të Noizyt.
Ngjarja ka ndodhur më 8 qershor 2022 në Durrës. Lokali dhe një butik në pronësi të Rigels Rajkut, u dëmtuan nga një shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit.
Pas ngjarjes Noizy u shpreh se ishte në gjumë në kohën e shpërthimit dhe se nuk kishte informacion se kush mund ta kishte kryer krimin.
A2 CNN raporton se seanca e radhës ndaj Haxhiut në GJKKO është caktuar më 4 mars. (A2 Televizion)