Aksidenti në Memaliaj ku humbi jetën një fëmijë, policia jep detaje

Nga A2 CNN
26 Korrik 2025, 16:22 | Kronikë

Aksidenti në Memaliaj ku humbi jetën një fëmijë,

Policia ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë në Memaliaj, ku humbi jetën një fëmijë 7-vjeçar pas përplasjes së dy automjeteve.

“Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Tepelenë–Krahës”, në vendin e quajtur “Kthesa e Luftinjës”, automjeti me drejtues shtetasin B. D., banues në fshatin Kalivaç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi ukrainas V. T., 38 vjeç. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën rrugës për në spital një i mitur rreth 7 vjeç (djali i çiftit B. D. dhe S. D., të cilët janë dëmtuar lehtë)”, lexohet në njoftimin e policisë, shkruan A2.

“Gjithashtu, kanë pësuar dëmtime të lehta shtetasi V. T. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin me të. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, shton më tej policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos