Aksident i rëndë në Memaliaj-Mallakastër, ndërron jetë një fëmijë

Nga Rigels Malile
26 Korrik 2025, 16:01 | Kronikë

Aksident i rëndë në Memaliaj-Mallakastër, ndërron

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Memaliaj-Mallakastër, pranë kthesës së ish-minierës së qymyrgurit në Memaliaj.

Dy makina Jeep janë përfshirë në këtë aksident, ku ka ngelur i pajetë një fëmijë 7-vjeçar, banor i fshatit Kalivaç, në Bashkinë Memaliaj, dhe kanë ngelur të lënduar tre të tjerë, dy prej të cilëve në gjendje serioze, shkruan A2.

Sipas informacioneve fillestare, bëhet e ditur se makina Range Rover me targa shqiptare AB700SF është përplasur me mjetin tip Mercedez Benz me targa ukrainase, në të cilin udhëtonin dy të rinj ukrainas.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos