Aksidenti te Pallati me Shigjeta, policia shpall 2 të rinj në kërkim, po ndiqnin njëri-tjetrin me makina

Nga A2 CNN
14 Maj 2025, 10:43 | Kronikë

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 2 persona, E.K., 28 vjeç dhe Z.T., 35 vjeç, të cilët u aksidentuan me makinë një natë më parë te Pallati me Shigjeta, raporton A2 CNN.

“Dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar”, tha policia.

Policia tha se gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E.K., shërbimet e Policisë kanë gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos