Aksidenti tragjik me “jet ski” në plazhin e Velipojës, gjykata lë në burg italianin Di Tella

Nga A2 CNN
22 Gusht 2024, 13:29 | Kronikë

Aksidenti tragjik me “jet ski” në plazhin e Velipojës,

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Burg me afat 50 ditor" ndaj shtetasit italian, Salvadore Di Tella, i akuzuar për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Gjykata e përfaqësuar nga Arta Llazari ka kërkuar grumbullimin e të gjitha provat mjeko-ligjore dhe ekspertizën navale. I akuzuari i përfaqësuar nga avokati Arbër Rraja ka deklaruar në sallën e gjyqit se ngjarja ka qenë aksidentale.

Në seancën me dyer të mbyllura ishin të pranishëm babai i të akuzuarit bashkë me konsullin italian në Shkodër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos