Policia ka sekuestruar sasi të mëdhash drurësh dhe qymyri, ndërsa ka proceduar penalisht dy persona në Dibër, pasi akuzohen se kanë prerë në mënyrë të paligjshme pyjet.
Policia bën të ditur se, nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky aktivitet i paligjshëm kryhej nga shtetasi L.K., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe shtetasi B.D., 53 vjeç, banues në Lurë.
Po në vijim të veprimeve hetimore nisi procedimi penal për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për shtetasin F.B., me detyrë specialist pyjesh në zonën e Krej-Lurës.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 15m³ lëndë drusore dhe sasi të mëdha qymyri. (A2 Televizion)