Plagosja te Komuna e Parisit, vetëdorëzohet efektivi Goxhara. Dorëzon dhe armën e shërbimit

Nga Julian Kasapi
21 Gusht 2024, 20:39 | Kronikë

Pas më shumë se 24 orësh në arrati, efektivi i policisë Erjon Goxhara, i cili plagosi me 6 plumba Lorenc Kostën te zona e “Komunës së Parisit” në Tiranë, u vetëdorëzua në polici.

Efektivi tashmë i shkarkuar nga detyra kishte edhe armën e shërbimit me të cilën plagosi 45-vjeçarin. Goxhara qëlloi në pjesën e poshtme të trupit inxhinierin e Entit Rregullator të Energjisë, pasi dyshonte se Kosta kishte lidhje intime me bashkëshorten e tij, me të cilën kanë dy fëmijë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 gushtit, në një zonë të populluar të Tiranës. Para se të plagoste Lorenc Kostën, efektivi kishte zhvilluar një takim me bashkëshorten dhe nipin e tij në një qendër tregtare. Gjatë këtij takimi, në dosje thuhet se gruaja ka pranuar tradhtinë, por nuk ka pranuar që t’i kërkojë ndjesë bashkëshortit të saj.

Të njëjtën ditë, Goxhara pasi përfundoi këtë bisedë, qëlloi 6 herë mbi Lorenc Kostën. Ndaj efektivit të Policisë Kufitare rëndon akuza e vrasjes me paramendim të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos