Motori i ujit u fik në mes të detit, një turist vdes, një tjetër dërgohet në spital

Nga A2 CNN
1 Qershor 2025, 13:15 | Kronikë

Motori i ujit u fik në mes të detit, një turist vdes, një

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Gjirin e Durrësit, ku Policia Kufitare ka gjetur dy turistë në det të hapur, me një motor uji të fikur. Fatkeqësisht, njëri prej tyre ishte humbi jetën, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore në spital.

Sipas informacioneve paraprake, dy turistët janë gjetur pa mjete identifikuese dhe në gjendje të rënduar fizike. Dyshohet se motorit të ujit i është fikur motori gjatë lundrimit, duke i lënë të ekspozuar për një kohë të gjatë në det të hapur.

Autoritetet dyshojnë se shkaku i incidentit ka qenë hipotermia e mundshme, për shkak të temperaturave të ulëta të ujit dhe qëndrimit të gjatë në det.

Policia Kufitare dhe grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për identifikimin e viktimës dhe të personit të plagosur. Më shumë detaje priten pas përfundimit të ekspertizës mjeko-ligjore dhe hetimeve të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos