Aksident në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë. Furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion, ky i fundit ka përfunduar në kanal, raporton A2 CNN.
Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e lagështirës. Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve ndërsa pjesa tjetër nuk kanë pësuar dëmtime.
Vijon... (A2 Televizion)