Aksidentoi 3-vjeçarin dhe u arratis, arrestohet 44-vjeçarja në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Mars 2025, 12:56 | Kronikë

Aksidentoi 3-vjeçarin dhe u arratis, arrestohet 44-vjeçarja

Një 44-vjeçare në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar një fëmijë 3-vjeç në rrugën ‘3 Dëshmorët’ dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 3-vjeçari i aksidentuar ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-R. S., 44 vjeçe, pasi në rrugën “3 Dëshmorët” ka aksidentuar një fëmijë 3 vjeç dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 3-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos