Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 persona nën akuzën e prodhimit dhe tregtimit të lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit “Spring” janë arrestuar në zonën e Spitallës shtetasit shtetasit Gerald Kuqi dhe Ardis Kraja që i kishin shitur lëndën narkotike shtetasit Haxhi Çela.
Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll automjetin që drejtohej nga shtetasi Haxhi Çela i dyshuar se po transportonte lëndë narkotike me qëllim shitjen në zonën e Lushnjës.
Gjatë kontrollit në bagazhin e automjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, me peshë rreth 3.5 kilogramë.
Në vijim të veprimeve hetimore u bë i mundur dhe arrestimi i Gerald Kuqit dhe Ardis Krajës për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. (A2 Televizion)