Aksidentoi për vdekje këmbësorin në autostradën Tiranë-Durrës, arrestohet 36-vjeçarja

Nga A2 CNN
21 Janar 2026, 15:05 | Kronikë

Aksidentoi për vdekje këmbësorin në autostradën

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Tiranë-Durrës”. Policia njofton se një 36-vjeçare ka aksidentuar për vdekje këmbësorin 68-vjeçar. Policia ka vënë në pranga drejtuesen e automjetit.

“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen L. K., 36 vjeçe, pasi mëngjesin e sotëm, në autostradën “Tiranë-Durrës” me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin H. D., 68 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos