Aksion blic i forcave speciale në Vlorë, shoqërohet një person i rrezikshëm

Nga Edi Ruçi
16 Shkurt 2025, 13:19 | Kronikë

Aksion blic i forcave speciale në Vlorë, shoqërohet një

Forcat speciale kanë ndërmarrë një operacion të shpejtë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një person i dyshuar është shoqëruar nga policia.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, A2 CNN mëson se aksioni ka zgjatur vetëm disa sekonda, me forcat speciale të armatosura dhe të maskuara që kanë vepruar me efikasitet të plotë.

Dyshohet se i shoqëruari është një person i rrezikshëm, ndaj edhe ndërhyrja ka qenë e menjëhershme dhe e koordinuar. Detaje të mëtejshme priten nga autoritetet, ndërsa aksioni vijon ende. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos