Akuza për ngacmim seksual ndaj 2 nxënëseve, jepet masa e sigurisë për mësuesin e arteve pamore në Korçë

Nga Artin Halili
16 Nëntor 2024, 11:58 | Kronikë

Akuza për ngacmim seksual ndaj 2 nxënëseve, jepet masa e

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë "Arrest me burg" për mësuesin e arteve pamore të shkollës "Sotir Gura", Bledar Duron.

Duro akuzohet për ngacmim seksual të dy vajzave, nxënëse të klasës së 9 të kësaj shkolle, pjesë e kursit të pikturës.

Prej më shumë se 2 muajsh, Bledar Duro ka ngacmuar me mesazhe në aplikacionin "WhatsApp" të dy nxënëset, por më së shumti ka patur shkëmbime mesazhesh ngacmuese me njërën prej tyre.

Avokati i mësuesit të arteve pamore Kristi Koçibelli e ka konsideruar të pavlefshëm arrestimin në flagrancë të klientit të tij, ndërsa ka kërkuar një masë më të butë se ajo e arrestit në burg, kërkesë e cila nuk është marrë parasysh nga gjykata e cila ka pranuar kërkesën e akuzës për të lënë në qeli deri në përfundim të hetimeve 43-vjeçarin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos