Sfida Shqipëri-Çeki, Policia: Bllokohen rrugët pranë stadiumit, burg për dhunuesit

Nga Xhensila Kodra
15 Nëntor 2024, 18:52 | Kronikë

Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet ekipeve Shqipëri dhe Çeki, të shtunën në stadiumin “Air Albania”.

Masat e policisë nisin me eskortimin dhe sigurimin e futbollistëve të ekipit të Çekisë, që nga aeroporti i Rinasit, shkruan A2 CNN.

Kontrollet janë fokusuar edhe tek personat që tentojnë të fusin sende dhe lëndë të ndaluara para se të futen tifozët, si dhe banderolave me përmbajtje raciste. Më 16 nëntor, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, do të ketë kufizime në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Policia do të bllokojë 10 rrugë, duke nisur nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, pranë Ambasadës së SHBA-së; e një sërë rrugësh të tjera, pranë Librit Universitar dhe ish Gardës së Republikës.

Për personat që kryejnë paligjshmëri, si veprimet e dhunshme apo hyrja në fushën e lojës gjatë kohës së zhvillimit të ndeshjes dënohet me gjobë e deri në dënim me burg nëse aktet e dhunës janë më të rënda.

Policia i bën apel tifozëve për të mos rënë pre e mashtrimit me çmimet e biletave, si dhe që të mos publikojnë në rrjete sociale biletat e blera, pasi mund të dublikohen në kundërshtim me ligjin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos