Gjendet një trup i pajetë në Dibër, çfarë dyshon Policia

Nga A2 CNN
15 Nëntor 2024, 17:48 | Kronikë

Gjendet një trup i pajetë në Dibër, çfarë dyshon

Një 60-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Dibër, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës'.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Dibër/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në vendin e quajtur "Ura e Gjoricës", është gjetur pa shenja jete, shtetasi F.L., rreth 60 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas është aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos