Forcat Operacionale po ushtrojnë kontrolle antidrogë në disa zona në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit.
Një nga zonat ku ka kontrolle është edhe tek Kodra e Diellit, shkruan A2 CNN.
Sipas burimeve të A2 CNN, janë disa persona të arrestuar, ndërsa në Qerek është gjetur një laborator droge.
Aksioni u zhvillua në bashkëpunim me policinë spanjolle dhe SPAK-un. (A2 Televizion)