Pornografi me të mitur, ndalohet 16-vjeçari që shpërndante foto e video intime në rrjete sociale

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2024, 08:50 | Kronikë

Pornografi me të mitur, ndalohet 16-vjeçari që shpërndante

Një 16 vjeçar është ndaluar nga policia e kryeqytetit pasi akuzohet për pornografi me të mitur dhe  falsifikim kompjuterik. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 16-vjeçari ka shpërndarë materiale personale, fotografi dhe video të një shtetaseje të mitur, në rrjete sociale dhe në aplikacione të ndryshme komunikimi, te disa shtetas të ndryshëm, shkruan A2.

Aparati celular i 16-vjeçarit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe gjatë analizës e këqyrjes paraprake të tij janë konstatuar biseda dhe komunikime në të cilat ishin shpërndarë fotot dhe videot intime, në aplikacione elektronike të personave të ndryshëm.

Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos