Alarm për bombë në një hotel në Tiranë

Nga A2 CNN
30 Maj 2025, 20:24 | Kronikë
Alarm për bombë në një hotel në Tiranë
Foto nga vendngjarja

Në parkingun e një hoteli privat në qendër të Tiranës është njoftuar për alarm për bombë. Policia ka mbërritur ne vendngjarje por dyshohet për një alarm fals për shkak se telefonata në sallën operative ka qenë anonime.

A2 CNN mëson se janë evakuuar personat qe ndodheshin brenda për siguri. “Deri më tani nuk kemi konstatuar gjë dhe po kryejmë kontroll më të imtësishëm”, thonë burime për A2 CNN.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by A2 CNN (@a2cnn)

Sipas burimeve telefonata anonime është bërë nga një person anonim tek recepsioni i hotelit duke i thënë se në parkingun e tyre ndodhej një automjet i dyshimtë dhe në të kishte bombe. Më pas nga stafi është bërë telefonata në polici.

Alarm për bombë në një hotel në Tiranë

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:35, në Sallën Operative të DVP Tiranë ka telefonuar një punonjëse e stafit të një hoteli në rrugën “Abdi Toptani”, me pretendimin se dikush i panjohur e ka njoftuar për vendosjen e një sasie eksplozivi në parkimin e këtij hoteli.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie të cilët kanë bërë rrethimin e zonës dhe evakuimin e personave të hotelit. Gjithashtu janë njoftuar forca xheniere për kontrollin dhe verifikimin e informacionit.

Në përfundim të kontrollit dhe veprimeve hetimore do të keni një informacion me të detajuar për rastin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos