"U prish gjilpëra e pistoletës së ish-Komandantit të Gardës", ish-ministri i Rendit: Atë ditë i shkatërruan provat për 21 Janarin

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 22:09 | Kronikë

Bajram Yzeiraj, ish-ministër i Rendit,  i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se provat e 21 Janarit janë prishur.

“Për shembull, tek mënyra e mbledhjes së gëzhojave, mua më kanë thënë oficerë të Policisë Gjyqësore që mblodhën një pjesë aq sa mblodhën, të tjerat u fshinë. Opinioni publik e di që janë prishur provat e pistoletës së ish-komandantit të Gardës. Opinioni e di që kryeministri nuk lejoi të ekzekutoheshin urdhrat e arrestit të Prokurorisë. Po çfarë duhet më shumë? Mjafton kaq. Po serveri që ishte shkatërruar e nxjerrë jashtë përdorimit...”, tha Yzeiraj.

Ai shtoi se shqetësues është arsyetimi i gjykatës.

“Gjithmonë ka defekte në hetime, por vlerësimi, arsyetimi, akuza ishte vrasje me dashje në rrethana cilësuese të shumë personave dhe ta kalosh kualifikimin në vrasje nga pakujdesia... Ndaj e dua arsyetimin se mund të mos e di. Mund t’i dalloj mirë veprat e vrasjes njërën nga tjetra”, shtoi Yzeiraj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos