"Mund të vriteshin njerëzit në furgonat në Rinas", ish-prokurori Karanxha: Ua ngecnin kafen në fyt me plumba

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2025, 21:17 | Kronikë

Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se në atentatin e kryer në Rinas mund të kishte pasur edhe viktima të tjera, nëse aty do të kalonte ndonjë furgon.

“Rinasi është zonë që vijnë edhe njerëz me furgona. Mund të kishte qenë një furgon aty atë moment, mund të ishin vrarë edhe njerëz të tjerë. Pra, mund të kishim pasoja. Mund të ishte tjetri në hotel duke pirë kafe. Është fat i madh, Zoti ka mbajtur dorën sepse shumë ngjarje të tjera kemi parë. Ka ikur koha e profesionistëve që mbaronin punë. Vrasja është kryer e rrezikshme për jetën e shumë personave. Pra, është rrezikuar jeta e qytetarëve”, tha Karanxha.

Më tej, ai tregoi edhe një skenar të tmerrshëm: “Me kallash në dorë, ia vendosin kallashin në kokë rojës, kapin pilotin se ata janë të organizuar dhe e dinë ku pi kafen piloti, e marrin e çojnë te shkalla dhe nisen pa problem fare. Kemi edhe grabitjen para kësaj ngjarjeje... Diskutuam vitin 1997. Ndoshta dhe Policia e Shtetit ka nevojë të mësojë si funksiononin grupet e gatshme. Unë e mbaj mend që kur ndodhte një ngjarje në Tiranë, të katër komisariatet çoheshin në këmbë dhe ndiqnin autorin. Sot, ne nuk po shohim ndjekje të autorit dhe një autor që u kap në flagrancë, po të kemi parasysh vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ai u çua vetë dhe tha “jam këtu”. Ajo s’quhet kapje në flagrancë”.

“Mendoj që duhet të ndryshojë dhe struktura, duhet të bëhen grupet e gatshme siç ka qenë më parë, që të jenë shpejt që të kontrollohet territori në kohë”, shtoi Karanxha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos