Ambasadori britanik takohet me kreun e SPAK, flasin për luftën ndaj krimit të organizuar

Nga A2 CNN
23 Janar 2026, 12:48 | Kronikë

Ambasadori britanik takohet me kreun e SPAK, flasin për luftën ndaj

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abott, u takua me kreun e SPAK, Klodian Braho.

Në një postim të shkurtër na Facebook, ambasada britanike tha se diskutimet u përqendruan te puna e Prokurorisë së Përgjithshme dhe mbështetja e ardhshme e Mbretërisë së Bashkuar për të, përcjell A2.

“Të dy ripohuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht luftën ndaj çështjes së përbashkët të krimit të organizuar”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos