Amnistia penale, 60 të burgosur në Drenovë fitojnë lirinë, 12 gra lirohen nga burgu i Pojskës

Nga Artin Halili
13 Korrik 2026, 17:52 | Kronikë

Amnistia penale, 60 të burgosur në Drenovë fitojnë

Rreth 60 të burgosur në burgun e Drenovës do të fitojnë lirinë për shkak të zbatimit të ligjit për dhënien e amnistisë, i cili pritet të implementohet më datën 15 korrik.

Nga amnistia do të përfitojnë edhe ulje dënimi 1 vit për të dënuarit burra dhe 1.5 vite për të dënuarat gra.

Nga amnistia nuk përfitojnë subjektet e SPAK dhe të dënuarit për vepra penale tepër të rënda.

Në burgun e grave në Pojskë do të lirohen nga amnistia 12 gra dhe 11 të tjera do të marrin ulje dënim 1,6 vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos