AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie, ja për çfarë akuzohen

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2025, 14:23 | Kronikë

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie, ja

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurisë për 4 punonjës policie, shkruan A2 CNN.

Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se masat e sigurisë përfshijnë “Detyrim paraqitje”, “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Po ashtu bëhet e ditur se ata janë të dyshuar për kryerjen e veprave penale si “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

Ndërkohë materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të të mëtejshme proceduriale, shkruan A2 CNN.

Njoftimi:

AMP ekzekuton masat e sigurisë për 4 punonjës policie

Në vijim të hetimeve lidhur me procedimin penal të vitit 2024, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka caktuar 4️⃣ masa sigurie për punonjësit e policisë si më poshtë vijon;

1️⃣ Masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj personit nën hetim H. B., me detyrë ish Shef i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i larguar nga detyra me kërkesën e tij dhe aktualisht i vetëpunësuar, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

2️⃣ Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim E. T.(Xh)., me detyrë Shef i Sektorit të Kontabilitetit në DVP Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale  “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim.

3️⃣ Masat e sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të detyrës” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim J. C., me detyrë Specialist i Sektorit Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike” në bashkëpunim dhe “Falsifikim i vulave, stampave e formularëve”.

4️⃣ Masa e sigurimit personal “Ndalim i daljes jashtë shtetit” ndaj personit nën hetim I. SH., me detyrë në Sektorin Ekonomik në DVP Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë në tendera dhe ankande publike”.

Veprimet proceduriale iu relatuan Prokurorit të çështjes.

AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën [email protected].

Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos