Anëtarët e grupit të Talo Çelës, zbardhen identitetet e 3 të arrestuarve në Dubai

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 09:52 | Kronikë

Janë zbardhur identitetet e tre shqiptarëve që janë arrestuar nga autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe, në Dubai, e që dyshohet se kanë bashkëpunuar me të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela, në ngjarje të ndryshme kriminale.

Në pranga ka përfunduar 38-vjeçari Ervis Daka, Maksim Koçi (39 vjeç) dhe Ado Xhika (40 vjeç).

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve, në Shqipëri.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Vijon intensivisht operacioni “The Ëanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapen në Dubai, 3 shtetas të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale kundër personit, dhe përkrahës të të shumëkërkuarit T. Ç.

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale dhe koordinimit konstant të veprimeve operacionale, mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në Emiratet e Bashkuara Arabe, realizuar nëpërmjet strukturave të Interpolit, u finalizuan në Dubai, 3 faza të tjera të operacionit “The Ëanted”. Konkretisht, u kapën shtetasit:

-          Ervis Daka - 38 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se ka informuar shtetasit që kanë tentuar të vrasin shtetasin K. P., në lidhje me lëvizjet e tij; ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasit A. S.; ka strehuar, ka transportuar dhe i ka siguruar kushtet e nevojshme për jetesë, shtetasit të shumëkërkuar T. Ç.

-          Maksim Koçi - 39 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për interes dhe hakmarrje, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
-ka marrë pjesë në vrasjet e shtetasve K. K. dhe I. A.;
-ka siguruar kushtet/mjetet për vrasjen e shtetasve A. S. dhe A. C. alias A. S.;
-ka ndihmuar shtetasin e shumëkërkuar T. Ç., për t’u fshehur;

-          Ado Xhika - 40 vjeç, të cilit GjKKO, në vitin 2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Ai akuzohet se:
-për rreth 2 vjet, ka ndihmuar shtetasin T. Ç., duke i krijuar kushtet e nevojshme për jetesë;
-ka shoqëruar 1 gazetar, me qëllim intervistimin e shtetasit T. Ç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos