SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral: Janë administruar 123 materiale kallëzuese, 35 kaluan për hetim

Nga A2 CNN
8 Maj 2025, 09:03 | Kronikë

SPAK publikon të dhënat për krimin elektoral: Janë

SPAK ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me krimet zgjedhore në vendin tonë. Bëhet me dije se janë administruar 123 materiale kallëzuese, ku 35 prej tyre kanë kaluar në fazën e hetimit, shkruan A2.

22 janë vendime për mosfillim të hetimit penal, ndërsa 16 materiale kallëzuese janë dërguar për kompetencë në prokuroritë e rretheve gjyqësore.

Në lidhje me 35 procedimet, 20 janë iniciuar mbi bazën e referimeve nga Policia e Shtetit, 8 janë nisur kryesisht nga SPAK. Vetëm 3 kanë ardhur si rezultat i kallëzimeve nga shtetas të ndryshëm. Dy të tjera kanë nisur nga kallëzimet e subjekteve politike dhe dy të fundit janë referuar nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore.

“29 procedime janë regjistruar për veprën penale të nenit 328 (korrupsionit aktiv në zgjedhje); 4 procedime janë regjistruar për të dy nenet, respektivisht, sipas nenit 328 me nenin 328/b (korrupsioni aktiv/pasiv në zgjedhje); 1 procedim është regjistruar sipas nenit 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike); 1 procedim është regjistruar për nenin 328/a (përdorimi i funksionit publik për qëllime politike dhe nenin 248 (shpërdorimi i detyrës)”, thuhet në njoftimin e SPAK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos