Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq, frikë dhe panik te banorët e lagjes

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 17:19 | Kronikë

Përfshihet nga flakët një banesë në Maliq, frikë

Një banesë në fshatin Sovjan të Maliqit është përfshirë nga flakët duke rrezikuar seriozisht edhe banesa të tjera ngjitur me të.

Burime për A2 CNN bëjnë të ditur se ka qenë reagimi i menjëhershëm i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, që ka bërë të mundur izolimin e flakëve, ndërkohë që banorët janë përfshirë nga paniku dhe frika se zjarri mund të përfshinte banesat e tyre.

Sipas specialistëve të shërbimit zjarrfikës mësohet se zjarri ka ardhur nga pakujdesia e pronarit të banesës i cili shtëpinë private e përdorte si punishte artizanale, shkruan A2 CNN.

Shtëpia e përfshirë nga flakët është shkrumbuar e gjitha, ndërkohë që kryesorja është se flakët nuk kanë depërtuar me tej.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos