Arrestohen dy iranianë në Gjirokastër

Nga A2 CNN
12 Korrik 2024, 14:10 | Kronikë

Arrestohen dy iranianë në Gjirokastër

Dy shtetas iranianë janë vënë në pranga nga policia në Gjirokastër. Bëhet e ditur se në pranga janë vënë M. O., 59 vjeç dhe G. K., 58 vjeç.

Sipas policisë, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dokumente të dyshuara të falsifikuara, për kërkim azili.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasit iranianë M. O., 59 vjeç dhe G. K., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dokumente të dyshuara të falsifikuara, për kërkim azili”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos